Aktualitet

Eh dashuria! Një muaj në arrati, Ilir Xhepaj shkoi të takonte ‘nusen’, mendoi se kishte “hequr qafe” Policinë por…

28 Qershor 2020, 11:59 Nga DOSJA
Eh dashuria! Një muaj në arrati, Ilir Xhepaj shkoi të takonte

TIRANË– Ilir Xhepaj alias Ilir Lika u arrestua mesnatën e sotme në Astir, pasi akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku) brenda hotelit në Laç. (LEXO KËTU)

Por si u bë i mundur ndalimi i tij, pak a shumë një muaj pas vrasjes? Çfarë e dorëzoi Xhepën tek duart e efektivëve të Policisë, që në errësirën e natës, të veshur si civilë e prangosën për ta përballur me drejtësinë?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se natën kur edhe u kap, Xhepaj po shkonte të takonte bashkëshorten e tij, e cila jeton në Tiranë. Pasi kishte kaluar më shumë se një muaj larg saj, 33-vjeçari, i bindur se Policinë e kishte “hequr qafe”, kishte vendosur të kthehej në shtëpi duke marrë përsipër dënimin maksimal, atë përjetë.

Ashtu siç ndodh në të shumtën e rasteve të ngjashme, kur dikush është në kërkim, Policia mban në survejim edhe familjarët e personit. Në këtë rast në survejim ishte edhe gruaja e 33-vjeçarit. Sapo Lika i është afruar zonës, Policia e ka pikasur dhe e ka pritur poshtë për ta arrestuar. Në momentin kur u ndalua nga Policia, Lika po largohej për në një “strofkull” tjetër…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilir xhepaj ilir lika ilir xhepaj arrestohet ilir xhepaj ilir lika ilir xhepaj

Sondazh

Poll