Aktualitet

“Kjo leje do të bëhet nul!”/ Banorët e Laknasit nuk heqin dorë, dalin sërish në protestë, kundër ndërtimit të ther

28 Qershor 2020, 10:29 Nga DOSJA
“Kjo leje do të bëhet nul!”/ Banorët e Laknasit nuk

TIRANË– Banorët e Laknasit janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme duke dalë kundër ndërtimit të thertores pranë banesave të tyre. Ata janë kundër pasi sipas tyre, ndërtimi i thertores u rrezikon ndotjen e lumit dhe ajrit, pasi një pjesë e pyllit do të pritet.

Bashkë me ta ishte edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili pretendon se thertorja duhet që të ndërtohet 5000m larg lumi

“Ka dhënë një leje, por kjo leje do të bëhet nul. Pasi duhet të jenë 2000m larg banorëve dhe 5000 m larg lumit. Banorët kur janë bashkë nuk ka proces që ti thyej këto,”-u shpreh Guri.

Ndërkohë vëmendjen e kamerave e ka marrë edhe një i mitur, i cili ka “rrëmbyer” mikrofonat duke ngritur zërin për ndalimin e ndërtimit të thertores. Ai kërkon vendosjen e drejtësisë dhe se instancat do ta dëgjojnë thirrjen e tyre për kthimin e vendimit.

“Ato duan të bëjnë thertore dhe ne nuk do t’i lejojmë pasi ky vend është oksigjeni jonë. Është ajri jonë. Ne nuk jemi dakord. Duam ajër të pastër dhe oksigjen. Këtë vend këtu ta bëjnë një park ose një vend të mirë dhe të marrim ajër të pastër, jo stallë derrash. Ne duhet ta vëmë drejtësinë me këmbët tona dhe më shpirtin tonë që kemi gjallë,”- tha i mituri.

Protestat e tyre kanë nisur që vitin e shkuar. Edhe asokohë banorët kërkonin anulimin e lejes me pretendimin qe pemët e pyllit mbronin rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e laknasit pylli zevendesohet me thertore te re banorët e laknasit pylli zevendesohet me thertore te re

Sondazh

Poll