Aktualitet

Prerja e pyjeve, procedohet përgjegjësi i Inspektoratit në Dibër, la pa specialistë në zonën e Selishtës

28 Qershor 2020, 10:20 Nga DOSJA
Prerja e pyjeve, procedohet përgjegjësi i Inspektoratit në

DIBËR– Tre persona janë marrë nën hetim nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se kanë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet. Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren, një 40-vjeçar me iniciale L. L., banues në Selishtë, është kapur duke shkarkuar 6 m3 dru pa dokumentacion përkatës. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë është ndaluar edhe A.B.,38 vjeç, banues në Peshkopi. Ky i fundit u kap duke transportuar 8 m3, lëndë drusore.

Nuk ka shpëtuar as përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, 51-vjeçari me iniciale V. T., i cili akuzohet se ka lënë pa mbuluar me specialistë e punonjës pyjesh zonën e njësisë Administrative Selishtë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 2 shtetas për prerje e paligjshme e pyjeve

Procedohet penalisht edhe Përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, Bashkia Dibër.

Sekuestrohen 14 m3 lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin lëndën drusore

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me  ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës me  strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër dhe  IKMT.

Si rezultat i kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër , u proceduan penalisht shtetasit:

L. L., 40 vjeç, banues në Selishtë, pasi është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa, 6 m3,   lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.

A. B., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.

Si dhe në vijim të veprimeve është proceduar penalisht shtetasi V. T., 51 vjeç, banues Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku jan vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve, raste të goditura në vazhdimësi nga ana policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolli ne pyje policia e shtetit kontrolli ne pyje policia e shtetit

Sondazh

Poll