Aktualitet

Digjet makina brenda tunelit në Elbasan, shpëton mrekullisht drejtuesi

27 Qershor 2020, 16:30 Nga DOSJA
Digjet makina brenda tunelit në Elbasan, shpëton mrekullisht drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur pjesërish.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se mjeti me drejtues personin me inicialet F.N., ka marrë flakë teksa udhëtonte në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit.

Drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa mjeti është djegur. Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 27.06.2020, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flaket makina ne tunelin ne elbasan tirane elbasan merr flaket makina ne tunelin ne elbasan tirane elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...