Aktualitet

27 Qershor 2020, 14:35 Nga DOSJA

TIRANË Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazhdon të pretendojë se vrasja ndodhi aksidentalisht, dhe se ai kishte për qëllim që me kallashnikovin që mbante në krah vetëm të shkatërronte hotelin A&A, për konfliktin që kishte me Ilir Allamanin. I paskeduar me emrin Eduart Lamaj, i riu ka një kalvar të gjatë ngjarjesh me emrat e tjerë të përdorur prej tij.

Në vitin 2010, kur ishte vetëm 20 vjeç, Leando Lamaj, u prangos nga Policia e Lezhës bashkë me të vëllain, Monel Lamaj, dhe një person tjetër të njohur si S.B. “Nata me hënë” u finalizua me sekuestrimin e një arsenali armësh, ku u gjetën 5 mina me telekomandë, një automatik, një armë gjahu, një detonator elektrik me përcjellës, si dhe 600 fishekë luftarakë. 

Në mënyrë të çuditshme ai gjeti lirinë dhe shkoi në Francë. Aty u deportua nga shteti francez sërish për në Shqipëri, ku e priste burgu. 

Por, ai ia doli të arratisej më 5 gusht 2014, kur u deportua nga Franca, e që nga ajo ditë u end i lirë duke marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. I arratisuri i asokohe, Eduart Lamaj, alias Leando Lamaj, nga qyteti i Laçit dhe ishte i kërkuar për tentativë vrasjeje. Ai iu iku nga duart dy efektivëve të komisariatit të Rinasit, të cilët u pezulluan nga SHKB, (SHCBA-ja e sotme). Emri i tij do të dilte në skenë me ngjarjen e 30 majit, ku ai bashkë me grupin e tij të përbërë nga Ilir Xhepaj, (Lika),  Elson (Oltion), Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkolën shkuan të armatosur në orën 21:50 minuta dhe Lamaj qëlloi me breshëri ndaj dy viktimave.

Ndërkohë që një burim i besueshëm, pranë grupit hetimor i tha dosja.al se Lamaj dhe grupi i tij, të njohur si grupi i Kurbinit, dyshohen si dora e errët që ka realizuar një sërë sulmesh me Tritol në zonën e Lezhës dhe Kurbinit në këmbim të parave. Një prej personave të kërcënuar nga Lamaj, kontaktoi në anonimitet me Dosja.al dhe rrëfeu  në mirëbesim, (rrëfimin e të cilit e disponojmë të plotë por për arsye mirëbesimi redaksia ka vendosur të mos e publikojë), sesi Lamaj, bashkë me grupin e tij e kërcënuan dhe sot ai ndodhet në Kanada.

Ndërkohë që ngjarja tjetër ku rezulton i skeduar emri i Eduart Lamajt dhe grupit të tij, është vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen, më 7 janar 2020, ku një snajper e qëlloi biznesmenin duke e lenë të vdekur në vend. Dyshimi mbështetet në faktin se Eduart Lamaj, është kushëri me fisin Gjini, të njohur si hasmit e Kastriot Reçit. Ngjarja lidhet me ekzekutimin e vëllait të Reçit më 2018, Gasperit, i cili dyshohet se u vra nga njerëzit e vëllait të Armando Gjinit, Toninit. Për hakmarrje, dyshohet se ishte Kastriot Reçi, autori i ekzekutimit të Armando Gjinit, (ushtar i Met Kananit), që më pas hapi një valë vrasjesh në Rrëshen. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika vritet kastriot reci eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika vritet kastriot reci

Sondazh

Poll