Aktualitet

“Kushton deri në 30 mijë euro”/ Artan Hoxha publikon foton e snajperit që qëlloi Ardjan Çapjan: Qitësi u ul në sedilj

27 Qershor 2020, 12:54 Nga DOSJA
“Kushton deri në 30 mijë euro”/ Artan Hoxha publikon foton

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e snajperit që u përdor gjatë atentatit ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan. Në foton e publikuar nga gazetari snajperi është i djegur dhe ka të stampuar kodin “APR338”.

Hoxha ka treguar për Abc News se arma e krimit është një snajper finlandez i tipit “Sako TRG M10” që kushton nga 20-30 mijë euro.

Te ngjarja e Elbasanit, ku u qëllua Ardjan Çapja, nga ekspertiza që i është bërë armës që në fillim u tha se ishte një snajpert e kalibrit 338 me origjinë finlandeze. Por, nga hetimi u zbulua se kjo është një armë e shërbimit zvicerjan që kushton nga 20-30 mijë euro. Qitja është bërë nga sedilja e mbrapme e automjetit, pasi aty është gjetur dhe këmbaleci. Çapja nuk është qëlluar fiks nga kodra me pisha, pasi nuk ka fushëpamje. Është goditur nga rruga që ka fushëpamje nga një distancë prej 362 metrash dhe ka faktorë të tjerë që ndikojnë tek qitësi, që janë kushtet atmosferike dhe mundësia që ke për një qitje të dytë që nuk e ka pasur një mundësi të tillë“, tha Hoxha.

Atentati ndaj Ardjan Çapjas ndodhi më 8 qershor. Ky i fundit u qëllua me një spajper teksa ishte në oborrin e banesës së tij. Plumbi e kapi pranë zemrës dhe ai kreu një operacion. Në dëshminë pas operacionit, 55-vjeçari nuk ka pranuar se ndaj tij ka pasur atentat, por është shprehur se plaga i është shkaktuar nga një shufër hekuri. Ndërkohë i plagosur në këmbë mbeti edhe zjarrëfikësi, Dash Muhaxhiri, i cili shkoi të shuante flakët te makina e djegur e autorëve. Përsa i përket autorëve të ngjarjes, policia ende nuk ka një emër, ndërsa vazhdojnë hetimet. Pista kryesore mbetet ajo e konflikteve me grupet rivale në Elbasan.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardjan capja plagoset ardjan çapja ardjan capja plagoset ardjan çapja

Sondazh

Poll