Aktualitet

76-vjetori i genocidit të popullsisë çame, ish-deputeti i PDIU-së: Do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjy

27 Qershor 2020, 14:47 Nga DOSJA
76-vjetori i genocidit të popullsisë çame, ish-deputeti i

TIRANË– Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka vizituar ditën e sotme Varrezat e Kllogjerit, në kuadër të 76-vjetorit të genocidit të popullsisë çame.

I shoqëruar nga pjesëtarë të komunitetit çam, Tahiri tha se sot përkujtohen njerëz të pafajshëm që humbën jetën.

“Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos në parlamentim shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasua. Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do t’ja dalë mbanë,”– thotë Tahiri.

Më tej, ish-deputeti shtoi se ditën e sotme njerëzit nuk ishin të shumtë dhe ishin pak të paorganizuar por bëri me dije se vitin e ardhshëm do të bëhet një marshim masiv.

Dua t’u kujtoj disave që vertet jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit por jo për të gënjyer të gjallët. Thirrja ime është: Do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjyqin ku do të tregojmë se komuniteti Çam, se popullsia came nuk ka qënë asnjë ditë aleate me fashizmin,”- përfundoi ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 76 vjetori i genocidit cam 76 vjetori i genocidit cam

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...