Aktualitet

Dëmtohet linja nga punimet e UKT-së, ja dy zonat në qendër të Tiranës që kanë mbetur pa energji elektrike

27 Qershor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Dëmtohet linja nga punimet e UKT-së, ja dy zonat në qendër

TIRANË– Rruga “Mine Peza” dhe rruga “Fortuzi”, prej disa orësh nuk furnizohen me energji elektrike. Dosja.al mëson se shkak për mungesën e energjisë është bërë dëmtimi i linjës pas punimeve që po bëhen nga UKT-ja në këtë zonë.

Për pasojë, prej disa orësh, këto zona që janë në qendër të Tiranë, kanë mbetur pa furnizim energjie. Përmes një statusi në rrjetet sociale, OSHEE-ja shkruan se grupet e punës kanë zbarkuar në terren për të riparuar dëmin.

Sot në mesditë, Zona rreth Rrugeve “Mine Peza” dhe “Fortuzi” mbeten pa energji elektrike per shkak te demtimit te linjes nga ana e UKT. Brigadat e OSSH punuan per riparimin e demit brenda 1 ore,”– shkruhet në njoftim.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirana pa drita tirane tirana pa drita tirane

Sondazh

Poll