Aktualitet

Pranga 33-vjeçarit shqiptar në Itali, e ndoqi gruan nga nga Milano në Genova, i vuri thikën në fyt dhe i mori makinën e po

27 Qershor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Pranga 33-vjeçarit shqiptar në Itali, e ndoqi gruan nga nga Milano

ITALI-Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, për grabitje të dhunshme ndja gruas së tij. Çifti po kryen procedurat e ndarjes, ndërsa gruaja prej ditësh ishte transferuar nga Milano në Genova së bashku me dy fëmijët e mitur, për të filluar një jetë të re.

Mbrëmjen e djeshme, 33-vjeçari i kishte ngritur kurth gruas dhe po e priste në dalje të një lokali në Lungobisagno Dalmazia në Genova. E trembur, ajo tentoi të futej në makinë, por shqiptari e kapi për flokësh dhe i vendosi një thikë në fyt.

Në përpjekje e sipër për t’i shpëtuar agresionit, gruaja arrin të telefonjë policinë, duke detyruar 33-vjeçarin që të largohej. Përpara se t’ja mbathte, shqiptari i vodhi portofolin gruas dhe makinën.

Në një kohë të shkurtët, karabinierët arritën të neutralizonin shqiptarin, i cili tashmë ndodhet në burgun e Marassit. Në makinë u gjetën dy thika dhe portofoli i vjedhur. Gruaja ndërkohë u dërgua në një qendër shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Marrë nga Ligurianotizie.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari grabit gruan itali shqiptari grabit gruan

Sondazh

Poll