Aktualitet

Është vetëm 8 vjeç dhe duket si i plakur, familja Korra bën apel për ndihmë për Ezelin e vogël: Dikush të më sjellë

27 Qershor 2020, 16:02 Nga DOSJA
Është vetëm 8 vjeç dhe duket si i plakur, familja Korra

LEZHË– Ezeli është njeri nga fëmijët e ciftit të bashkëshortëve Denis dhe Marsela Korra në lagjen Skëndërbeg në Lezhë, i cili vuan nga sëmundja e sindromes gjenetike plakje e parakoshme. 

Ai është vetem 8 vjec por sëmundja e bën të duket si i plakur. Nena e voglushit thotë se për shkak të klushtëve të veshtira nuk kanë mundësi për kurimin e djalit.

Marsela thotë mos ndërhyrja në operimin e dajlit rrezikon ti shfaqen edhe sëmundje të tjera. Dy prindërit 5 fëmijët bashkë me Ezelin e sëmurë iu duhët që ti lenë vetë, për të gjetur ndonjë punë që të sigurojnë bukën për të vegjlit e tyrë.

8 anëtarët e familjës nuk përfitojnë as përkrahje socialë nga Bashkia Lezhë, me pretekstin se ato kanë një makinë të vjetë që dërgojnë djalin në për spitale. Prindërit e 6 fëmijëve apelojnë për ndihmë përmes Syri TV nga pamundesia ekonomike dhe borxhet që është futur familja.

“Shkojmë punojmë për pesë mijë lekë të vjetra, pastruese punoj. Ne duam punë që të punojmë sot e të hamë sot, jot ë presim rrogën mujore. S;e përballojmë dot. Ne kemi një makinë të vogël që çojmë çunin nëpër spitale dhe na kanë hequr edhe ndihmën e ekonomike. I bëj thirrje njërëzve të më ndihmojnë, për naj lavatriçe, për naj borxh që kemi. Asgjë më tepër s’dua,”- dëgjohet të thotë Marsela.

Ezeli i vogël është ndoshta i vetmi rast me këtë sëmundje, mirëpo kurimi i tij kushton shumë, ndërsa prindërit e tij nuk i kanë mundësitë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ezel korra familja korra femija qe ngjan si i plakur ezel korra familja korra femija qe ngjan si i plakur

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...