Aktualitet

Vdekja e operatorit Alket Metko, UGSH-ja i jep lamtumirën: Ishe i papërtueshëm, na le në pikëllim të thellë koleg

27 Qershor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Vdekja e operatorit Alket Metko, UGSH-ja i jep lamtumirën: Ishe i

TIRANË– Unioni i Gazetarëve Shqipëtarë ka përcjellë ditën e sotme Alket Metkon, një prej operatorëve që është ndarë nga jeta.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, UGSH-ja i ka dhënë lamtumirën Metkos, i cili përshkruhet si një prej operatorëve më të papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

Shkrimi i plotë

Është ndarë sot nga jeta, Alket Metko, një ndër operatorët më aktivë dhe me kontribute disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit.

Alketi u nda nga një sëmundje e pashërueshme që e mundi në pak muaj duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij. Alketi ndau përvoja profesionale me disa kanale dhe studio të prodhimit televiziv në vend. Për disa vite Alketi ka qenë dhe bashkëpunëtor në emisionin investigativ “Alarm” dhe “BOOM” i Ora Neës. Ai konsiderohet si njeri ndër operatorët e papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

Alketi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e paharruar për shumë gazetarë të redaksive te ndryshme televizive si dhe për dhjetra homologë të tij në mediat e vendit.
Ai ishte prind i dashur dhe i dhembshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë. Me dhimbjen e largimit të parakohshëm nga jeta dhe me forcën e solidaritetit si koleg e miq, i shprehim familjes Metko ngushëllimet për të gjetur forca dhe kurajo në përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme qe la Alketi i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Alketi u nda nga jeta ditën e sotme, Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme që e mundi në pak muaj duke lënë në pikëllim të thellë familjen dhe të afërmit e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket metko alket metko

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Qershor 2020, 14:35

TIRANË– Eduart Lamaj, 30 vjeç, me një këmbë të gangrenizuar pas plumbit që mori në atentatin ku shkoi dhe vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, vazh...