Aktualitet

Kukësi thirrje për të bllokuar vizitën e Ramës, vërshojnë komentet, qytetari: Jam gati të jap jetën!

3 Prill 2019, 19:52 Nga DOSJA

KUKËS- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë këtë të premte qytetin e Kukësit, ku do të inaugurohen fillimet e punimeve për rikonstruksionin e aeroportit, lajm ky që u bë publik nga Safet Gjici, i cili është kandidat për Bashkinë e Kukësit. (Lexo këtu)

Pas këtij lajmi, faqja “Kukësi” në Facebook, ka bërë një postim, ku i kërkon kuksianëve që të organizohen pa dallime partiake e të mos lejojnë kryeministrin të futet në Kukës.

“A jeni dakort te organizohemi te gjithe si kuksiane pa dallime partiake , te mos e lejojmë Edi Ramen te futet ne Kukes diten e premte? Protesta te zhvillohet te ura e kukesit .Ta dije Edi Rama se Kukesi Ka Burra dhe jo gra. Organizimi te behet nga ata qe jane te zhgenjyer nga qeverisja e Edi Rames

– KUSH ESHTE DAKORT , SHPERNDAJENI SA MË SHUMË KETE NJOFTIM”, -shkruhet në postimin në fjalë.

Pas këtij postimi, kanë vërshuar komentet, ku shumë prej qytetarëve shprehen se janë të gatshëm t’i tregojnë Edi Ramës që Kukësi ka burra që nuk lejojnë një person që u thotë atyre shpellarë, që të hyjë në qytetin e tyre.

“Une jam gati te jap jeten dhe shpirtin mos me e lene nje njeri qe na quan shpellare ne kuksjanve”, – thotë njëri prej komentuesve.

Një tjetër komentues shprehet: “12 mi vende pune thot ai po kaq te trashe i duket kukesi ati se aeroporti me i madh si ka aq punetor nrm qe do protestojme kunder tij”

Disa komente që kërkojnë bllokimin e kryeministrit.

 

 

Por krahas këtyre komenteve, disa qytetarë shprehen kundër kësaj ideje, pasi sipas tyre po bëhet investim për kuksianët. Ndërsa një tjetër shprehet se Kukësi njihet për mikpritje e kësisoj nuk duhet ndërmarrë një veprim i tillë.

“Asnjë se do Edi Ramën, po aeroportin e dum krejt. Përveshni kraht e punoni, lëreni politikën”, – thotë një komentues.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kukësi kundër ramës vizita e ramës në kukës edi rama kukësi kundër ramës vizita e ramës në kukës

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...