Aktualitet

Protesta e opozitës, arrestohet 29-vjeçari që u rrah, procedohen 7 të tjerë, 3 në kërkim

3 Prill 2019, 18:31 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, arrestohet 29-vjeçari që u rrah,

TIRANË– Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 7 protestues janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se i arrestuari është shtetasi Olsi Albarjami, i cili ka qenë ditën e sotme në protestën e opozitës dhe është konfliktuar me disa persona të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, Albarjami është filmuar teksa ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, dhe më pas është  rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

29-vjeçari u publikua në rrjetin social facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e etiketoi si ‘narkopolic’, por më pas Berisha e fshiu këtë postim.

Njoftimi i policisë

Ne lidhje me protestën e zhvilluar më datën  03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë,  në përfundim të veprimeve  të kryera  dhe  pas kqyrjes së pamjeve filmike , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Olsi  Albarjami, 29 vjeç nga Elbasani.

Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si  dhe më pas  ky shtetas është  rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë dhe po  punohet për kapjen e tyre.

Opozita e bashkuar zhvilloi sot protestën e 8-të para parlamentit. Paralelisht me seancën plenare, qindra protestues u përplasën me policinë. (Lexo këtu) Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ishte në protestë. Turma u drejtua nga Kryemadhi, Paloka e Këlliçi. Ndërsa, pati dhe tensione, grushta e sherr mes protestuesve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsi albarjami partia demokratike protesta e opozites protestues i pd-se olsi albarjami partia demokratike protesta e opozites protestues i pd-se

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...