Aktualitet

Për herë të tretë brenda javës, Lleshaj nga Shkodra: Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve (VD)

3 Prill 2019, 15:24 Nga DOSJA
Për herë të tretë brenda javës, Lleshaj nga Shkodra:

SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Dosja.al ka mësuar se Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë dhe prefektin për rreth 90 minuta. Burime për Dosja.al theksuan se tema e diskutimit kanë qenë vrasjet mafioze të njëpasnjëshme dhe kërcënimet kundrejt drejtuesve të ekipit të futbollit “Vllaznia”, ditën e sotme.

Pas mbarimit të takimit, Lleshaj nuk preferoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarë dhe tha vetëm: Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj.

Ditën e sotme u pezullua seanca stërvitore e Vllaznisë, për shkak të presioneve të bëra, në adresë të trajnerit Agim Canaj, dhe drejtorit teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe në grumbullim me ekipin e parë. (Lexo këtu).

Kjo është hera e tretë që ministri i Brendshëm viziton Shkodrën, brenda këtyre dy muajve. Lleshaj zhvilloi një takim me strukturat e policisë, ditën që u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali, më 30 mars, teksa shkarkoi nga detyra drejtorin e Policisë, Vehbi Bushatin. Në postin e Drejtorit të Policisë në Shkodër është emëruar Niko Brahimi.

I pranishëm në Shkodër, Lleshaj ishte edhe ditën e hënë, më 1 prill, të hënën kur prezantoi prefektin e ri, Valdrin Pjetri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu kercenimi i drejtuesve te vllaznise lleshaj ne shkoder sander lleshaj vllaznia ardi veliu kercenimi i drejtuesve te vllaznise lleshaj ne shkoder sander lleshaj vllaznia

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...