Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Mes pllakave të betonit, këto janë dy armët e gjetura nga policia pranë AMAVITËS, misteri i fshehjes…

27 Qershor 2020, 12:01 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Mes pllakave të betonit, këto janë dy armët e

TIRANË-Dosja.al ka siguruar fotot ekskluzive të dy armëve tip pistoletë të gjetura paraditen e sotme në afërsi të spitalit Amavita në qytet Studenti. Dy armët u gjetën sot, ndërsa ishin fshehur mes gurëve dhe pllakave të betonit, në afërsi të Spitalit. Mister është ende fakti se kush i la armët atje. Nga Laçi, armët e krimit përfundojnë në mes të Tiranës…

Një tjetër pikëpyetje është fakti se Eduart Lamaj ka qëndruar i fshehur tek e motra, ndërsa pasi u gjet, ai u çua tek spitali Ushtarak ku u mor në ruajtje nga Policia e Shtetit. Kush e sinjalizoi Policinë se në afërsi të Amavitës ndodheshin armët e përdorura nga grupi i Kurbinit në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit?

Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit ka pranuar autorësinë e krimit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn.

Në kërkim janë edhe Ilir Xhepaj (Lika), 33 vjeç, Elson Alija dhe Klaudio Perkola, djali i efektivit Gjovalin Perkola.

(F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lamaj paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika bujar lika eduart lamaj paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll