Aktualitet

Policia e Tiranës arrestohen 6 persona, njëri ishte në kërkim për mashtrim

27 Qershor 2020, 11:55 Nga DOSJA
Policia e Tiranës arrestohen 6 persona, njëri ishte në

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale D.N, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Ndërsa, 5 personat e tjerë të arrestuar janë M. H., 30 vjeç, E. G., 41 vjeç, L. B, N. H., 55 vjeç dhe I. R., 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë ndaluar shtetasin D. N., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

•E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën “Medar Shtylla” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l.

•L. B., pasi në rrugën “Muhaedin Llagani”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll