Aktualitet

Vrasja e biznesmenëve në Laç/ Policia: Dy pistoletat u gjetën në një pusetë pranë klinikës ku mjekohej Eduart Lamaj, dy

27 Qershor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenëve në Laç/ Policia: Dy pistoletat u

TIRANË- Policia e Tiranës ka njoftuar se dy armët e zjarrit tip pistoletë janë gjetur në një pusetë disa metra larg spitalit Amavita në Qytet Studenti. Policia njofton se dyshohet se armët e zjarrit janë përdorur për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku u vranë Paulin Gjergji dhe Bujar Hasani (Lika). Në klinikën “Amavita” kurohej fshehurazi Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes në Laç.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna hetimore intensive dhe e pandërprerë për dokunentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më 30 maj 2020, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku mbeten të vrarë me armë zjarri dy shtetas dhe u plagos një tjetër.

Në vijim të veprimeve të kryera, në rrugën “Pjetër Budi”, në një pusetë pas klinikës ku mjekohej ilegalisht autori i dyshuar i vrasjes, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta që dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kriminale.

Më parë, falë informacioneve policore u bë i mundur lokalizimi i autorit, kapja e prangosja e tij, si dhe prangosja e dy mjekëve që mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar.

Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Kurbin, DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Tiranë në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç është 30-vjeçari Eduart Lamaj nga Sanxhaku i Kurbinit. I riu ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thekuar se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamaj. Gjatë atentatit Lamaj u plagos në këmbë dhe po merrte mjekim në klinikën “Amavita” në zonën e qytetit Studentit. Në prangat e policisë ranë edhe 2 mjekët që kuronin në fshehtësi të riun.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj ekzekutohet bujar lika eduart lamaj ekzekutohet bujar lika

Sondazh

Poll