Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç, policia gjen dy pistoleta pak metra larg spitalit Amavita, dyshohet se u fshehën nga Lamaj pas ate

27 Qershor 2020, 11:33 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Laç, policia gjen dy pistoleta pak metra

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjetur dy armë zjarri tip pistoletë në një pusetë disa metra larg spitalit Amavita në Qytet Studenti. Armët dyshohet se janë përdorur në vrasjen e dyfishtë të 30 majit në autostradën Laç-Mamurrast ku u vranë dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Hasani (Lika). Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy armët e zjarrit dyshohet se janë fshehur nga autori i prangosur i atentatit, i cili po kurohej fshehurazi në këtë spital, Eduart Lamaj. Armët e gjetura janë dërguar në laborator për ekspertizë dhe pritet të shihet nëse janë të njëjta me ato që kishin autorët në hotel natën e ngjarjes.

Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit ka pranuar autorësinë e krimit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn.

Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll