Aktualitet

Lindin me gjini të papërcaktuar, Ministria e Shëndetësisë miraton protokollin që ndalon ndërhyrjen kirurgjikale për fosh

27 Qershor 2020, 11:08 Nga DOSJA
Lindin me gjini të papërcaktuar, Ministria e

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një protokoll mjekësor, i cili ndalon ndërhyrjet mjekësore gjatë lindjes, në rastin e fëmijëve interseks. Protokolli është hartuar me ndihmën e Shoqatës Ligjore për Ndihmë në Tiranë (TLAS)

Më parë prindërve iu lejohej që të vendosnin, për ndërhyrje kirurgjikale tek fëmija për të përcaktuar seksin, ndërsa tani kjo është e ndaluar. Një ndërhyrje e tillë mund të bëhet vetëm në rastet kur vlerësohet e nevojshme nga ana shëndetësore.

Legjislacioni i ri, përveçe ndalon ndërhyrjet kirurgjikale të pakthyeshme, si dhe i jep autonomi fëmijëve për të vendosur për trupin e tyre. Protokolli shumë shpejt pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.

Termi interseks përdoret për personat që lindin me anatomi riprodhuese, ku nuk mund të klasifikohet si femër apo mashkull. Në këto raste, mjekët bëjnë ndërhyrje mbi të sapolindurin për ta përshtatur me njërën nga dy gjinitë. Këto ndërhyrje mund të sjellin probleme fizike dhe mendore gjatë rritjes së fëmijës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet foshnjat interseks ndalohet nderhyrjet kirurgjikale per foshnjat interseks foshnjat interseks ndalohet nderhyrjet kirurgjikale per foshnjat interseks

Sondazh

Poll