Aktualitet

Infektohet me COVID-19 infermierja e burgut të Fierit, virusin e mori pasi takoi të bijën në Tiranë

27 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 infermierja e burgut të Fierit, virusin e mori pasi

FIER- Gjatë orëve të fundit është konfirmuar një rast i ri me COVID-19 në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një infermiere e burgut të Fierit. Gruaja ditët e fundit ka qenë në Tiranë, ku është takuar me vajzën e saj, e cila është gjithashtu e infektuar. Ndërkohë janë izoluar dhe disa kolegë të saj, si dhe të burgosur, të cilët kanë marrë shërbime nga infermierja. Në Fier janë aktualisht 44 persona të infektuar me COVID-19.

 

Rëndohet bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe ka shkuar në 53 numri i viktimave.  Ndërkohë janë konfirmuar 61 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 12 prej tyre janë në terapi intesive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll