Aktualitet

Plagosi me armë zjarri Odise Simonin, vetëdorëzohet në Polici 40-vjeçari, u bind nga familjarët (EMRI)

27 Qershor 2020, 09:45 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri Odise Simonin, vetëdorëzohet në

LEZHË- Vetëdorëzohet në polici Daniel Rama, autori i plagosjes së Odise Simonit në Lezhë. Policia bën me dije se 40-vjeçari u vetëdorëzua në Polici pas negociatave me familjarët. 40-vjeçari akuzohet se qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin, i cili u plagos në dorë.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Lezhës ndalon shtetasin D. R., i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.06.2020, në Mabë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi O. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, menjëherë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes shtetasi D. R.

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të  shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më 21 qershor, 29-vjeçarit Odise Simonit iu bë atentat me armë zjarri në  autostradën Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur. Ai ishte i ulur brenda një automjeti, pranë një lokali në autostradën Lezhë-Shkodër, në momentin që u qëllua me armë zjarri. I riu u plagos në dorë. Ngjarja ndodhi për shkak të përplasjeve mes grupeve në këtë zonë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel rama odise simoni plagoset odise simoni daniel rama odise simoni plagoset odise simoni

Sondazh

Poll