Aktualitet

Radhë kilometrike në Morinë, COVID-19 nuk i ndal pushuesit besnikë nga Kosova për të kaluar fundjavën në bregdetin shqip

27 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Radhë kilometrike në Morinë, COVID-19 nuk i ndal pushuesit

KUKËS -Shifrat e larta të COVID-19 nuk i kanë penguar pushesit nga Kosova, që të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Mësohet se ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është regjistruar një numër i lartë automjetesh. Pushuesit besnikë nga Kosova si zakonisht, janë drejtuar për në bregdetin e Shëngjinit, Durrësit dhe Velipojës, të cilët janë destinacionet e tyre të preferuara.

Për të shmangur radhët e gjata dhe për të përshpejtuar procedurat, policia po punon me 5 sportele në hyrje dhe 5 në dalje. Megjithatë kjo nuk ka shmangur trafikun e rënduar, pasi interesi i qytetarëve nga Kosova për të vizituar Shqipërinë ishte shumë i madh. Sakaq ditën e sotme është shënuar edhe numri i më i lartë që nga viti i kaluar i pushuesve nga Kosova, që vizitojnë vendin tonë.

Gjatë javëve të fundit numri i viktimave dhe të prekurve në Shqipëri është rritur. Në 24 orët e fundit janë shënuar 66 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën edhe dy pacientë, duke e çuar totalin në 53. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 1346, pasi së fundmi janë shëruar 48 qytetarë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e morines pushuesit kosovare vijne drejt shqiperise pika kufitare e morines pushuesit kosovare vijne drejt shqiperise

Sondazh

Poll