Politike

SKANDALI/ Ministri i Brendshëm flet për krimin, korrupsionin dhe kriminelët në sy të dy vajzave të mitura

27 Qershor 2020, 10:58 Nga DOSJA
SKANDALI/ Ministri i Brendshëm flet për krimin, korrupsionin dhe

BULQIZË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në një takim me përfaqësuesit e institucioneve në qarkun e Bulqizës, ku dha mesazhet e tij për luftën ndaj krimit, edhe atij mjedisor. Por ajo që bie në sy në këtë takim është mungesa e etikës nga ana e titullarit kryesor të Ministrisë së Brendshme, për të folur për krimin dhe korrupsionin në sy të dy vajzave të mitura.

“#Bulqizë – Me Kryetarin e Bashkisë, Prefektin, drejtues të @PoliciaeShtetit&IKMT, për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e goditjen e rasteve të paligjshmërisë në shfrytëzimin e nëntokës, dëmtimin e pyjeve, antikanabisin, sezonin turistik e projekte të zhvillimit të zonës ku spikat vepra e madhe, ndërtimi i Rrugës së Arbrit ??”,-shkruan Lleshaj bashkëngjitur fotove. 

Ky nuk ishte as një inagurim shkolle e as një takim me policinë në komunitet dhe lagje. Në një takim institucional, Lleshaj mund të kursente për këto dy vajza, dëgjimin e frazave “kërcënuese” se “qytetarët që shkelin ligjin do theken me gjoba”, ose sesi miku i ministrit u prek nga COVID-19. Gjuha e urrejtjes është e pranishme në media, Kuvend…rrugë e kudo, patjetër duhet ta bëni pjesë edhe të jetës së dy fëmijëve? Për më tepër shihni shprehinë në fytyrën e dy vajzave, flet më shumë se çdo përshkrim tjetër.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll