Politike

BE hapi kufijtë për Ballkanin por jo për Shqipërinë, Shehu akuzon Ramën: E futi Shqipërinë në izolim si dikur, do të k

27 Qershor 2020, 08:50 Nga DOSJA
BE hapi kufijtë për Ballkanin por jo për Shqipërinë,

TIRANË -Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përkeqësimin e situatës së COVID-19 në vendin tonë, çka bëri që BE të mbajë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë edhe pas 1 korrikut. Shehu e ka krahasuar situatën aktuale me izolimin e dikurshëm gjatë kohës së komunizmit. Më tej ai shton se Shqipëria është vendosur nga OBSH në “listën e zezë”, duke qenë mbrapa edhe shumë vendve afrikanë dhe kjo sipas Shehut do të ketë pasojë të mëdha sociale dhe ekonomike. Shehu. Ish-deputeti vijon, duke thënë se kjo situatë ishte paralajmëruar nga Partia Demokratike, ndërkohë që sistemi shëndetësor është në gjendje shumë të vështirë dhe jeta e qytetarëve është e rrezikuar.

Postimi i plotë

Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit qe BE etj i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keq menaxhimit te Covid 19 tek ne. Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne “listen e zeze”, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane. Dje BE deklaroi se heq pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina. Ndersa Shqiperia mbahet ne “karantine”, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo. Ne fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh.Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona. E pa tolerueshme dhe e pa faleshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be merr vendim per kufijte edi rama tritan shehu be merr vendim per kufijte edi rama tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...