Politike

Preket nga COVID-19 miku i Sandër Lleshajt, ministri: S’e besonte, por tani është në vështirësi, gjithë mëngjesin jam

27 Qershor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Preket nga COVID-19 miku i Sandër Lleshajt, ministri: S’e besonte,

PESHKOPI- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një takimi me përfaqësuesit vendorë në Peshkopi ka bërë publik rastin e një miku të tij që është prekur nga koronavirus.  Ministri ka treguar se mëngjesin e sotëm është marrë me rastin e tij, i cili ndodhet në vështirësi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi  virusi ekziston dhe është i rrezikshëm.

“Sot gjithë mëngjesin jam marrë me historinë e një mikut tim që nuk e besonte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Është serioze dhe është e rëndësishme, nuk po them që të mbyllemi prapë nëpër shpia, mos e dashtë Zoti që të mbyllemi prapë por atij minimumi kujdesi duhet t’i bëjmë që të parandalojmë një ritkhim i riizolim që do ishte mjaft më i rëndë se i pari. Kjo lidhet ndër shumë të tjera edhe me zhvillimin e turizmit, mbajtja e vendit pastër edhe nga virusi është element i rëndësishëm për ofrimin e turistëve. Nëse nuk mbajmë Peshkopinë e Dibrën zonë të gjelbër është një lloj rrisku për ata që do vendosin për të ardhur. Nuk niset njeri drejt një zone të kuqe”, u shpreh Lleshaj. 

Ai shtoi më tej: “Dibra na prodhon më pak shqetësime, është qark i qetë, sa më të mencur të jenë njerëzit aq më pak kanë nevojë për policinë, nuk kanë nevojë t’i mësojë policia si të sillen, ka mjaft pozitive, por nevoja për  përmirësuar parametrat e rendit e sigurisë publike është e lartë“.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sandër lleshaj në peshkopi sander lleshaj sandër lleshaj në peshkopi

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...