Politike

Shehaj flet për nismën e Bashës: Është një mënyrë demokratike për të zgjedhur kandidatët

26 Qershor 2020, 20:49 Nga DOSJA
Shehaj flet për nismën e Bashës: Është një

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka folur sot për nismën e fundit të PD-së për hapjen e partisë. Në një intervistë në ‘Zonë e Lirë’, Shehaj tha se Partia Demokratike është e hapur dhe nisma e re është një mënyrë demokratike për të zgjedhur kandidatët.

PD ishte e hapur, herën e fundit në 2017 u akuzua se futi shumë njerëz nga jashtë… Unë mendoj që është një mënyrë demokratike për të zgjedhur dhe më e drejtë pavarësisht nëse përfitoj unë apo jo. Nuk më intereson fare kjo gjë, nuk është një gjë që do bëhet pa transparencë”, ka thënë demokrati.

Nisma e PD është prezantuar pak ditë më parë nga kreu i PD, Lulzim Basha. Të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia në bazë të parimit një anëtarë një votë. Po ashtu janë thirrur dhe të gjithë të larguarit që të afrohen sërish në parti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron shehaj hapja e pd lulzim basha agron shehaj hapja e pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...