Politike

“Rama zbrazi xhepat e shqiptarëve”, Basha: Taksa e sheshtë 9% do nxisë punësimin dhe do rrisë fuqinë blerëse

27 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
“Rama zbrazi xhepat e shqiptarëve”, Basha: Taksa e sheshtë

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e ekonomisë. Më tej ai ka prezantuar edhe planin ekonomik të qeverisjes së tij, i cili do të bazohet tek taksimi i thjeshtë dhe transparent. Basha ka premtuar se PD do të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe do të inkurajojë investimet e huaja dhe të brendshme.

Kryetari Basha në Twitter:

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...