Politike

Përzgjedhja e kandidatëve për deputet brenda PD, ndërkombëtarët përshëndesin procesin: Model për Shqipërinë dhe rajon

27 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Përzgjedhja e kandidatëve për deputet brenda PD,

Kryetari i Panelit të Përzgjedhjes së Kandidatëve në Partinë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, David Jones ka vlerësuar procesin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia.

Nëpërmjet një postimi në Twitter,  David Jones shfaqet entuziast për efektet e vendimit të marrë nga PD.

Urimet më të mira për Partinë Demokratike të Shqipërisë në ushtrimin më të madh demokratik që është bërë ndonjëherë në Shqipëri për mënyrën sesi zgjidhen kandidatët. Jam shumë i kënaqur që pata një rol bashkë me Partinë Konservatore dhe mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan me Thibault Muzergues”- shprehet ai.

Thibault Muzergues, të cilit ai i referohet, është Drejtori i Programit për Europën pranë Institutit Republikan Amerikan të Partisë Republikane në SHBA. Me qendrimin një ditë më parë, ata e vlerësuan procesin e nisur nga Kryetari Basha dhe PD si një hap të madh e të guximshëm

PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin.”- u shpreh përfaqësuesi i republikanëve amerikanë.

Një vlerësim po kaq pozitiv bëri edhe Fondacioni Westminster i konservatorëve britanikë, duke theksuar se procesi i nisur nga PD është jetik për demokracinë dhe një model për rajonin.

Ngritja nga PD e një Komision për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore, është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkuruese dhe meritokratike.  Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.”,  thuhet në reagimin e Fondacionit Westminster të Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike zgjedhjet brenda pd zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...