Politike

Klevis Balliu bën parashikimin: PD-ja do të korrë një fitore të thellë, sot e 1 vit do të jemi duke diskutuar shkërmoqje

26 Qershor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Klevis Balliu bën parashikimin: PD-ja do të korrë një fitore

TIRANË– Partia Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Por jashtë këtyre listave do të qëndrojnë ata deputetë të cilët refuzuan djegien e mandatit apo ata individë që u futën në Kuvend nga lista dhe u hap derën çdo ish-zyrtar, qofshin dhe kritikët e Bashës.

Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur më se i bindur tek fitorja e PD-së në zgjedhjet e 2021 madje me një rezultat të thellë.

I ftuar në Ora News, ai thotë se pas ikjes së Ramës, Partia Socialiste do të shkërmoqet dhe nuk do të jetë më e njëjta. Gjithashtu Balliu thotë se ato do të presin dhe gjykimin e ndërkombëtarëve.

Dakordësia u arrit falë një mbështetje të aleatëve të Shqipërisë, ShBA-së dhe kjo mbetet për të kaluar në Kuvend. Mendoj që tani ajo duhet të kalojë dhe unë jam i bindur për këtë. Pavarësisht çdo loje që do të tentojë Edi Rama, Partia Demokratike do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do të jetë një fitore peblishitare dhe thellë. Si sot e 1 vit, ne do të jemi duke diskutuar se si Partia Socialiste u shkërmoq. Pas Edi Ramës, kjo parti nuk do të jetë më kjo që njohim. Më në fund doli në pah se çfarë ka kërkuar në 30 vite kjo parti, rikthimin e diktaturës. Të ndalojë protestat, të ndalojë shtypin e lirë, të arrestojë dhe të dhunojë qytetarë. Njerëzit e korruptuar nga Tahiri me shokë deri tek Edi Rama, nuk e shohin me sy 1 orë derën e burgut. Sollën dhe zgjedhjet moniste, ky ishte qëllimi i tyre. Tani që dolën në pah se çfarë janë, tani do të përballen dhe me gjykimin mbarë kombëtar i cili do të jetë gjykimi më i rëndë që ata do të marrin, me votë. Duke marrë një humbje të paparë ndonjëherë në historinë shqiptare,”- tha Balliu ndër të tjera.

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu klevis balliu

Sondazh

Poll

Politike 26 Qershor 2020, 19:29

VLORË- Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk shkoi.Top ...