Aktualitet

COVID-19 shkakton sërish viktima/ Humb jetën 59-vjeçarja nga Lushnja dhe i moshuari nga Vlora. MSH: Vuanin nga sëmundje bash

27 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
COVID-19 shkakton sërish viktima/ Humb jetën 59-vjeçarja nga

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19. MSH bën me dije se ka viktimat janë një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas MSH-së 77-vjeçari nga Vlora prej 10 ditësh ndodhej në terapi intesive dhe nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19.

“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Rëndohet bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 persona dhe ka shkuar në 53 numri i viktimave.  Ndërkohë janë konfirmuar 61 raste të reja. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 12 prej tyre janë në terapi intesive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll