Aktualitet

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta kameramani shqiptar (EMRI)

27 Qershor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta kameramani

TIRANË- Ndahet nga jeta operatori i Klan Plus, Alekt Metko. Lajmi është dhënë nga gazetari Mentor Kikia, i cili në rrjetet sociale shprehet se Metko humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Ai i shpreh ngushëllimet familjet së operatorit dhe thekson se vdekja e të riut është një humbje e madhe për familjarët dhe miqtë e tij. Metko la pas 5 fëmijët e tij dhe dhjetëra momente të fiksuara nga kamera e tij.

Reagimi i plotë:

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë! Sot për ne në Klan Plus është një dite zie.
Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij. Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhumbjen tonë me atë të familjes së tij. Lamtumirë Alket! P.s: Në foto, Alketi gjatë filmimit në një protetse, ku edhe është goditur. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket metko ndahet nga jeta operatori alket metko ndahet nga jeta operatori

Sondazh

Poll