Aktualitet

Plagosi me çifte bariun 21-vjeçar, arrestohet autori në Delvinë

27 Qershor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Plagosi me çifte bariun 21-vjeçar, arrestohet autori në

Delvinë- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 21-vjeçarit Lulzim Kasemi në Delvinë. Policia njofton se në pranga ka rënë E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, të cilët i është sekuestruar edhe arma e gjahut me të cilën plagosi të riun. Sipas Policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe mbi të 22-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme. Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Delvinë, ku pas një debati 22-vjeçari plagosi në këmbë Lulzim Kasemin. 21-vjeçari ndodhet në spital jashtë rreezikut për jetën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim kasemi plagosje ne delvine lulzim kasemi plagosje ne delvine

Sondazh

Poll