Aktualitet

12 raste të reja të COVID-19 në Vlorë, të gjithë punonjës të një fasonerie

27 Qershor 2020, 08:24 Nga DOSJA
12 raste të reja të COVID-19 në Vlorë, të gjithë

VLORË- 12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë. Dosja.al mëson se të infektuarit janë punonjës të një fasonerie. Nuk dihet ende emri i fasonerisë në të cilën janë infektuar 12 punonjësit. Kështu numri total i të infektuarve në Vlorë ka shkuar në 96.

 

Ndërkohë javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e djeshme MSH njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete.  Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll