Aktualitet

Vrasja e bizesmenëve në Laç/Ky është Ilir Xhepaj, killeri që neutralizoi me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, “i mbyll

27 Qershor 2020, 06:43 Nga DOSJA
Vrasja e bizesmenëve në Laç/Ky është Ilir Xhepaj,

TIRANË- Ky që shihini në foto është Ilir Xhepaj, i riu që mori pjesë në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Report Tv raporton se ditën e atentatit Ilir Xhepaj ka qenë personi që ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, 27 vjeçarin Nikolin dhe 21-vjeçarin Anton, në mënyrë që ata të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”.

Po kështu, Ilir Xhepaj së bashku me Elson (Oltion), Alija (Vlashi), ishin personat që hynë brenda hotelit “A&A”  në Laç dhe ndihmuan të plagosurin Eduart Lamaj, i cili gjatë përplasjes me armë zjarri ngeli i plagosur. Ata e ndihmuar autorin kryesor që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Kush është Ilir Xhepaj?

Ilir Xhepaj është një emëri i njohur për drejtësinë.  Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit. I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet. Tashmë ai akuzohet dhe për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, ngjarje e cila ndodhi më 30 maj. Autori kryesor i kësaj ngjarje është Eduart Lamaj, i cili ka pranuar edhe autorësinë e krimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika ekzekutohet bujar lika ilir xhepaj bujar lika ekzekutohet bujar lika ilir xhepaj

Sondazh

Poll