Aktualitet

Gjendet i mbytur një person në Qerret, u pikas nga peshkatarët

27 Qershor 2020, 07:13 Nga DOSJA
Gjendet i mbytur një person në Qerret, u pikas nga peshkatarët

Kavajë: Mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë  në vendin e quajtur Përroi Leshniqës në Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit. Kanë qenë peshkatarët ata që kanë pikasur trupin e pa jetë. Dyshohet se personi është mbytur aksidentalisht. Ende nuk dihet identiteti i tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e mbytur një person në qerret gjendet e mbytur një person në qerret

Sondazh

Poll