Aktualitet

U shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit/ Avokati i Mario Meshinit sfidon OFL-në: Është dënuar për moskallëzim të krimi

27 Qershor 2020, 05:44 Nga DOSJA
U shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit/ Avokati i Mario Meshinit sfidon

TIRANË- Ulian Barjami, avokati i Mario Meshinit sfidon OFL-në, (Operacionin Forca e Ligjit). Avokati Barjami për Dosja.al deklaron se klienti i tij, Mario Meshini nuk mund të jetë subjekt i OFL-së. Ai sqaron se Meshini është shpallur fajtor për veprën penale“Moskallëzim të krimit”, për vrasjen e Devi Kasmit, por kjo nuk parashikohet në dispozitat e ligjit të OFL-së.  Kështu, sipas tij, Meshini nuk mund të jetë në “sitën” e OFL-së. Ndërkohë për Dosja.al ai ka vënë në dizpozicion edhe përgjigjen që i ka kthyer OFL-së, ku sqarohet gjithë procedura ligjore.

“OFL-ja nuk njeh kufij, por merret edhe me veprat e moskallezimit te krimit. Me kete logjike, kushdo qe ka pasur nje proces gjyqesor, edhe per kundravajtje penale apo vepra te lehta penale, mund te jete subjekt i OFL-se. Pra, akti normativ nuk paska nevoje per dispozita. Cilesimi juridik i vepres penale eshte ndryshuar nga prokuroria dhe eshte miratuar nga gjykata. “, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi: 

Nuk jemi subjek i Aktit Normativ Nr 1, date 31.01.2020, referuar nenit 18/1 e per me teper nenit 5 e 16. I mbrojturi prej meje eshte akuzuar dhe gjykuar per vepren penale “Maskallezim te Krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i kodit penal. Eshte tjeter gje te akuzohesh dhe tjeter gje te denohesh. Pra, pervec aktit normativ eshte shkelur ne menyre flagrante parimi i prezumimit te pafajsise. OFL-ja nuk njeh kufij, por merret edhe me veprat e moskallezimit te krimit. Me kete logjike, kushdo qe ka pasur nje proces gjyqesor, edhe per kundravajtje penale apo vepra te lehta penale, mund te jete subjekt i OFL-se. Pra, akti normativ nuk paska nevoje per dispozita. Cilesimi juridik i vepres penale eshte ndryshuar nga prokuroria dhe eshte miratuar nga gjykata.

Ky reagim i Bajramit vjen pasi një ditë më parë OFL i dërgoi Mario Meshinit formularin për të deklaruar pasurinë. OFL njoftoi se për meshinin  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë ky sfihet OFL. Më 13 maj në emër të djalit të tij Ibrahim Lici, babai i tij Mustafa Lici, refuzoi t’i përgjigjej Operacionit Forca e Ligjit.  Ky i fundit u shpreh se djali i tij nuk është dënuar nga gjykata.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario meshini ofl ulian barjami mario meshini ofl ulian barjami

Sondazh

Poll