Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/ Adiola Lakra e mbajti në telefon derisa u ekzekutua, si ra policia në gjurmët e saj

27 Qershor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Vrasja e Hekuran Billës/ Adiola Lakra e mbajti në telefon derisa u

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës në Komunën e Parisit. Adjola Lakra, e cila sipas hetuesve është karremi që çoi para autorëve të vrasjes Billën, ka qenë personi i fundit me të cilin ka folur viktima. Mësohet se në momentin kur Billa u ekzekutua, ka qenë duke folur me 26-vjeçaren, ndërkohë që telefonata ka qenë e hapur edhe pas ekzekutimit të 40-vjeçarit. Ky fakt ka bërë që hetuesit të mbanin në vëzhgim 26-vjeçaren.Pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga hetuesit, kanë kapur momentin kur Lakra dhe Mali shkojnë të dorëzojnë një makinë me qira, e cila u përdor për të mbajtur në vëzhgim viktimën.

Dosja.al zbuloi dje se Lakra, në të vërtetë ishte e dashura e Sebastian Malit, nipit të Viktor Markut. Por e shtyrë nga Mali dhe e joshur nga paratë që iu ofruan, Lakra ka marrë përsipër të afrohet me Hekuran Billën dhe të krijojë një lidhje intime me të, dhe duke krijuar kështu një trekëndësh bashkëpunimi. 26-vjeçarja para grupit hetimor ka deklaruar se tek Sebastian Mali ka raportuar për çdo lëvizje të Hekuran Billës.

Më 11 qershor, biznesmenit Hekuran Billa iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali. Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll