Aktualitet

Të dënuar për vrasje dhe vjedhje/ OFL i dërgon ‘pusullën’ të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit dhe 2 personave të tjerë (EMRAT)

OFL iu dërgon ‘pusullën’ tre të ‘fortëve’ në Tiranë. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Mario Meshini, Indrit Doçi dhe Ernest Doda. Mario Meshini akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Devi Kasmit.
Featured image of article: Të dënuar për vrasje dhe vjedhje/ OFL i dërgon ‘pusullën’ të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit dhe 2 personave të tjerë (EMRAT) Mario Meshini

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre tre “të fortëve”, Mario Meshinit, Indrit Doçit dhe Ernest Dodës. Tre personat duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Mario Meshini akuzohet për vrasje dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ndërsa, Indrit Doçi dhe Ernest Doda janë të dënuar për vjedhje.

Mario Meshini akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Devi Kasmit. Ndaj tij rëndon akuza e moskallëzimit të krimit për vrasjen e Kasmit. Nga kamerat e sigurisë rezulton se Meshini ka qënë prezent në momentin e vrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I. D., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment