Aktualitet

Në zemër kishte Xhesikën, por përdorte Adjolën, zbardhet marrëdhënia mes Sebastanit dhe ‘karremit’ që nxorri në pri

26 Qershor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Në zemër kishte Xhesikën, por përdorte Adjolën,

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me marrëdhënien që kishte Adjola Lakra me Sebastian Malin, personin që e shtyu të lidhje dhe të nxirrte në pritë Hekuran Billën. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se e dashura publike e 22-vjeçarit Mali është një tjetër vajzë.

Ajo quhet Xhesika, ndërsa Adjola për të riun, ishte një lidhje e fshehtë dhe një ‘karrem’ për të nxjerrë në pritë Billën. Sebastiani e kishte mësuar mjaft mirë Lakrën, i kishte dhënë dhe adresën e Instagramit të viktimës, në mënyrë që biondja me sytë blu të njihej me Billën dhe të niste një lidhje me të.

Sot, Lakra, 27 vjeç me origjinë nga Berati u vu në pranga dhe rrëfeu se kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën. Përpara grupit hetimor, Adiola tregoi se ajo e kishte shitur biznesmenin tek hasmi për paratë që i kishte premtuar Viktor Marku, daja i Malit.

Edhe këta dy të fundit ndodhen pas hekurave. Marku akuzohet të jetë ezkekutori që mori hakun e të vëllait, Prelë Marku, që Billa vrau në Itali. Ndërsa Mali, akuzohet se ka qenë personi që informoi Markun për levizjet e Billës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa sebastian mali viktor marku

Sondazh

Poll