Aktualitet

Gjyqi ndaj Tahirit, gazetari Elton Qyno e thotë troç: Duan ta lënë jashtë politikës, shumë ujëra lëvizin nën rrogoz

26 Qershor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Tahirit, gazetari Elton Qyno e thotë troç: Duan ta

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se gjyqi ndaj ish-ministri Saimir Tahiri po zvarritet qëllimisht. I ftuar në studion e “Pa Protokoll”, Qyno tha se kjo që po ndodh me Tahirin është një përpjekje për ta lënë jashtë politikës.

“Presioni ka ardhur jo vetëm nga politika në këtë çështje, por edhe nga ndërkombëtarët dhe media. Janë tre faktorë që kanë ushtruar presion në këtë çështje. Ne çdo seancë kemi faktorin ndërkombëtar që ndjekin këtë proces gjyqësor. Nuk është ndonjë gjë jo e ligjshme për të ndjekur një gjyq, por prezenca e tyre është presion për një gjyqtar, për një prokuror, por edhe për të pandehurin. Nga ana tjetër shumë ujëra lëvizin nën rrogoz sa i përket politikës shqiptare, ku nëse do të kishim sot një vendim do të ndaheshe shapi nga sheqeri sa i përket ecurisë dhe për ambicien e zotit Tahirit në politike. Kjo është një përpjekje për ta lënë mënjanë ose jashtë nga politika. Zgjatja e afateve me 2 apo 3 vite që do të ketë procesi është një kohë e gjatë. Kjo kohë shërben për të rilindur figura të tjera në PS dhe mbajtja e këtij begraundi kriminal që i është adresuar këtij personi i ka lënë një njollë të madhe,”- tha gazetari Qyno.  

Ditën e sotme, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno saimir tahiri elton qyno saimir tahiri

Sondazh

Poll