Aktualitet

Flet babi i 12 vjeçarit që u dhunua në Greqi, tregon arsyen se pse bullohet i biri: E shajnë sepse është shqiptar

26 Qershor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Flet babi i 12 vjeçarit që u dhunua në Greqi, tregon arsyen se

TIRANË- Ditën e sotme në në emisionin “Shqipëria Live”  ka qenë i ftuar Aristotel Dhëmbi ,babai  i 12 vjeçarit që u dhunua nga babai i shokut të klasës në Greqi. Ai është shprehur se jeton prej vitesh si  emigrant në vendin fqinjë duke shtuar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe i biri është dhunuar ai ishte në punë.

Ndër të tjera ai ka thënë se një nga arsyet kryesore se pse djali i tij është dhunuar dhe që prej vitesh bullizohet nga shokët e klasës është se vjen nga Shqipëria.

“Djali si shëndet është mirë, por nga ana psikologjike jemi të gjithë të shokuar. Ditën e premte unë punoja, isha në punë nga ora gjashtë e pasdites deri në orën dy pas mesnate. Rreth orës 10 më merr në telefon nusja dhe më thotë se djali është dhunuar nga babai i një shoku të klasës. Kur më kanë thërritur disa herë në shkollë për djalin më kanë thënë që është konfliktuar me të njëjtin fëmijë. Vajta në shkollë dhe e thërras djalin dhe i them,  se përse u konfliktove me shokun e klasës, më thotë djali,  më shan sepse jam shqiptar. U revoltova më tha djali. I them drejtoreshës dhe unë të isha do të reagoja ashtu. Unë nuk i vë faj atij djalit tjetër sepse edukata familjare është e para, ne e marrim edukatën në familje. Djalin e kanë filmuar shokët  dhe ma kanë dërguar videon në facebook. Kishin shkuar dhe në polici dhe ata më prisnin mua për të bërë një denoncim”, u shpreh Dhëmbi.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 23 qershorit kur pas një zënke që ka pas I riu shqiptar me shokun e klasës ka ndërhyrë  babai i tij ku ky i fundit e ka shtrirë në tokë dhe e ka rrahur. Djali më pas është dërguar për në spital pasi kishte marrë lëndime në qafë e ndërkohë familja e tij e kanë denoncuar rastin në polici.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aristotel dhëmbi aristotel dhëmbi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 18:11

SHQIPËRI- Edhe pse Shqipëria  tashmë për shumë shtete është futur në listën e kuqe për hapjen e kufijve duke qenë se në vendin tonë ditët e fundit ka pasur...