Zbardhet DRAFTI, propozohet projektligji i ri: Dëmshpërblim për vdekjet në aksidente të transportit publik
26 Qershor 2020, 19:46Nga DOSJA
TIRANË- Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve. Numri i lartë i aksidenteve ka sjellë shpesh ndryshimin e kuadrit ligjor. Deri sot nëse një qytetar aksidentohej për faj të transportit publik, kalohej dhe me një kërkesë faljeje, por në projektligjin e ri thuhet se pronarët e mjeteve të transportit publik janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve gjatë transportit të tyre.
Në bazë të ligjit të ri, çdo pasagjer do të jetë i siguruar dhe do të marrë 4 milionë lekë në rast vdekjeje, merr 2 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme për punë dhe përfiton 1 milion lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.
Ky sigurim mbulon dëmtimet trupore të shkaktuara pasagjerit, si pasojë e defekteve teknike, dëmtime aksidentale të shkaktuar nga grumbullime masive etj. Po ashtu dëmshpërblim do të ketë edhe për frenim të papritur, plasje e gomës dhe problemeve të tjera.
Projekligjin e plotë mund ta lexonu duke klikuar KËTU
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raporin për Trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2020. Në raport një pjesë i është dedikuar Shqipërisë dhe bëhet...
TIRANË– Dy persona, drjetues mjetesh kanë mbetur të plagosur pasi janë përfshirë në një aksident masiv në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Ti...
LIBRAZHD- Mësuesit e Shkollës së Mesme së Bashkuar Orenjë, Librazhd denoncojnë në emisionin Fiks Fare mos kompesimin e pagesës së transportit. Këta mësues, iu d...
Teksa vendi ynë çdo ditë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, vjen një apel i fortë nga mjekët shqiptarë në Europë. Përmes një lidh...
TIRANË– Adiola Lakra, 27-vejçarja që u bë e njohur për publikun shqiptar si kurthi i Hekuran Billës, nuk është femra e parë që ka pranuar të ç...
TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar sot se të gjitha autoritetet tenderuese mund të zhvillojnë prokurorime pa asnjë kufizim. Në një njoftim AP...
SPANJË- Një bandë shqiptarësh në Spanjë është shkatërruar nga Garda Civile. Sipas mediave vendase bëhet me dije se pre e bandës kishte rënë dhe ish-preside...