Aktualitet

Milaim Zeka: Ramush Haradinaj do të rigoditet, të përgatiten edhe të tyjerët bashkë me Fatmir Limajn

26 Qershor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Milaim Zeka: Ramush Haradinaj do të rigoditet, të përgatiten edhe

TIRANË– Për të folur më tepër rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ku presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Hagës, i ftuar në Abc News mbrëmjen e së premtes ishte analisti Milaim Zeka.

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit në një kohë kur ata ishin nisur për negociata në SHBA, Zeka i quajt një bombardim politik ndaj Kosovës.

Po ashtu, Zeka sqaroi se në aktakuza janë përfshirë edhe 9 emra të tjerë të profilit shumë të lartë në Kosovë ndërsa në total janë 80 personalitete të luftës dhe paqes.

Ne këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe 9 emra të profilit shumë të lartë të politikës të Kosovës, në total rreth 80 personalitet të luftës dhe të paqes. Një e papritur për të cilën kam paralajmëru publikisht para 5 vitesh kur publikova një listë, ” u shpreh Zeka.

Zeka paralajmëroi gjithashtu se do të ketë edhe një rigodituje ndaj Ramush Haradinjat, Fatmir Limajt, etj..

“Do të ketë një rigoditje edhe ndaj Hardainjat, Fatmir Limajt e të tjerëve,” u shpreh analisti.

Po ashtu, Zeka u shpreh se për fatin e tyre të keq, politikanët nuk i marrin parasysh ato që paralajmërojnë gazetarët.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hashim thaçi nën akuze milaim zeka ramush haradinaj hashim thaçi nën akuze milaim zeka ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 18:11

SHQIPËRI- Edhe pse Shqipëria  tashmë për shumë shtete është futur në listën e kuqe për hapjen e kufijve duke qenë se në vendin tonë ditët e fundit ka pasur...