Aktualitet

Makina përplas të miturin me biçikletë në Kamëz, 10-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

26 Qershor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Makina përplas të miturin me biçikletë në Kamëz,

KAMËZ- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Kamzës. Sipas informacioneve nga Policia bëhet me dije se një makinë me drejtues shtetasin M.H. ka përplasur një 10-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë. 

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dëgjuar menjëherë në spital, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. 

“Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” , shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez aksidentohet i mituri policia tirane aksident ne kamez aksidentohet i mituri policia tirane

Sondazh

Poll