Aktualitet

Kim viziton Autoritetin e Dosjeve, Sula: 11 gjyqtarë e prokurorë dhe 5 drejtues të Policisë kanë qenë pjesë e Sigurimit t

26 Qershor 2020, 16:33 Nga DOSJA
Kim viziton Autoritetin e Dosjeve, Sula: 11 gjyqtarë e prokurorë dhe 5

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri,Yuri Kim, ka zhvilluar sot një vizitë sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në një njoftim për mediat Autoriteti i Dosjeve bën me dije se Gentiana Sula, e njohu ambasadoren Yuri Kim dhe Lan Craëford, me veprimtarinë e institucionit.

Më tej shkruhet se verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale.

Deri në 31 mars 2020, për vetingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër. Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për vetingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit.

Po ashtu në takim, Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, e vuri theksin te çështja e mijëra të zhdukurve me forcë në komunizëm dhe veprimtaria e AIDSSH për qartësimin e fatit të tyre. Përtej hapave konkretë në këtë drejtim dhe projekteve të ndërmarra, janë të nevojshme ndërhyrje ligjore që e lehtësojnë procesin e kërkimit, identifikimit dhe zhvarrimit të viktimave, dhe bashkërendojnë punën e institucioneve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i dosjeve yuri kim zyrtaret me dosje te sigurimit autoriteti i dosjeve yuri kim zyrtaret me dosje te sigurimit

Sondazh

Poll