Aktualitet

Historia e familjes së Lakrës/ Të afërmit e të dashurës së Billës që e nxorri në pritë për ta vrarë fshijnë çdo g

26 Qershor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Historia e familjes së Lakrës/ Të afërmit e të

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me të dashurën e biznesmenit Hekuran Billa, Adjola Lakra, i cili u vra natën e 11 qershorit tek zona e njohur si “Komuna e Parisit“.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 26-vjeçarja Lakra ka jetuar në Berat deri në moshën 18-vjeçare, ku edhe ndiqte studimet në shkollën e mesme ‘Babë Dudë Karbunara’. Më pas ajo u transferua në Tiranë për të ndjekur studimet e larta.

Vetëm dy vite me vonë, asaj iu bashkuan prindërit dhe vëllai disa vite më i vogël, por ende figurojnë banorë të njësisë nr.2 në Berat. Ndërkohë që është publikuar edhe një foto e saj, bashkë me vëllain, e shkrepur shumë vite më parë. Ajo është fotoja e saj e vetme në rrjet, pasi të gjithë familjarët e saj janë “zhdukur” nga rrjetet sociale.

Po cili është roli i 26-vjeçares në vrasjen e Billës?

Dyshohet se 26-vjeçarja u përdor si karrem nga autorët për të nxjerrë në pritë 40-vjeçarin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lakra kishte të paktën 2 vite në një lidhje dashurie me biznesmenin që kur ky i fundit kishte dalë nga burgu.

E reja nga Berati, dyshohet se kohët e fundit ishte vënë në kontakt edhe me dy personat dhe në këmbim të parave duhet të njihej me Billën dhe të mësonte çdo lëvizje të tij. Ishte telefonata e saj, ajo që e nxorri në pritë 40-vjeçarin.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa adjola lakra arrestohet adjola lakra ekzekutohet hekuran billa hekuran billa

Sondazh

Poll