Aktualitet

Greqia fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të Covid-19, shtyn për herë të dytë hapjen e kufijve tokësorë

26 Qershor 2020, 16:16 Nga DOSJA
Greqia fut Shqipërinë në listën e kuqe për shkak

GREQI– Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias ditën e sotme ka deklaruar se Shqipëria nuk do të lejohet të futet brenda vendit pas datës 1 korrik duke qenë se vendi do të hap kufijtë.

Sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri.

Fillimisht nuk ishte miratuar se nuk do të lejohen të futen në vend Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Maqedonia e Veriut dhe ShBA por mesa duket kësaj liste i është shtuar edhe vendi ynë,.

Bëhet me dije se  ministri grek e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Kujtojmë se kjo  është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë  njëhrë më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Burimi: money-tourism.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi greqi

Sondazh

Poll