Aktualitet

“Ai e dinte, provën e kanë depozituar diku”/ Arian Çani i bën thirrje Tahirit: Trego kush po të bën gropën në PS, nd

26 Qershor 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Ai e dinte, provën e kanë depozituar diku”/ Arian

TIRANË– Moderatori i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani ka reaguar pas gjyqit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Çani i kërkon ish-ministrit që të tregojë se kush kërkon që t’ja bëjë “gropën” duke pretenduar se procesi i tij është i montuar.

Duke theksuar se ish-ministri nuk ka çfarë të humbasë, moderatori kërkon që ai të tregojë me emra ndryshe fundi për të do të jetë i vështirë.

“Koha që Sajme Tahiri të tregojë kush nga partia e tij kërkon t’i bëjë gropën me patjetër. Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar provën diku. Koha urgjent për t’ia thënë dhe publikut. Nëse nuk e bën, atëherë fundi i tij do të jetë i tmerrshëm. I mbyturi duhet të mbysë patjetër atë që e shtyu të mbytej. Jepi Sajme. Mos ki më asnjë dilemë. Çdo ditë që kalon në heshtje e ke totalisht në disfavor. Jepi Sajme,”-shkruan Çani.

Deklarata vjen pasi Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga Shkalla e Parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan çani gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri arjan çani gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll