Aktualitet

Ngritja e Gjykatës së Lartë ‘mbahet peng’ nga KLGJ, zbardhet kërkesa e Kuvendit: Të shpallen menjëherë të gjitha vak

26 Qershor 2020, 15:28 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës së Lartë ‘mbahet peng’ nga KLGJ,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, një ditë më parë kërkoi të përshpejtohej puna për ngritjen e Gjykatës së Lartë, e cila rrjedhimisht do të bëjë funksionale dhe Gjykatën Kushtetuese. Ngritja e Gjykatës së Lartë është penguar nga procedurat, ku çelësi i zgjidhjes është tek Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Është KLGJ që përzgjedh anëtarët e rinj të gjykatës dhe më pas i dorëzon kandidaturat tek Presidenti i cili ka për detyrë që t’i dekretojë brenda 10 ditëve, në të kundërt ata përzgjidhen automatikisht. Gjykata e Lartë aktualisht punon me 3 gjyqtarë që kanë ardhur nga jashtë gjyqësorit, ndërsa mbeten edhe 16 vende bosh.

KLGJ ka nisur procedurat për plotësimin e vetëm gjashtë vendeve vakante dhe është premtuar se brenda vitit 10 anëtarë. Por Gjykata e Lartë duhet të ketë të paktën 14 anëtarë për të votuar kandidatët që i dërgon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për tre vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Por duke qenë se Gjykata e Lartë nuk ka kaq anëtarë dhe nuk po i plotëson vendet vakante, mbahet peng dhe ngritja e Kushtetueses.

KLGJ duket se ka ‘ngrirë’ procesin, ndërkohë një ditë më parë drjetuesja e këtij institcioni, Naureda Llagami, prezantoi në Kuvend raportin për vitin 2019 dhe tha se për vitin 2020 si prioritet është ngirtja e gjykatave dhe zbatimi sa më i shpejtë i Reformës në Drejtësi.

Nga ana tjetër Kuvendi në fund të seancës së djeshme ka miratuar një rezolutë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke kërkuar që të përshpejtojë procedurat për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Sipas rezolutës, KLGJ duhet që shpallë të gjitha vendet vakane dhe përmbylljen sa më parë të punës për hartën e re gjyqësore dhe formalizimin e propozimit të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

KËRKESA E KUVENDIT PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR

Shpalljen menjëherë të të gjitha vëndeve të lira në Gjykatën e Lartë dhe përmbylljen në një kohë sa më të shpejtë të procesit të plotësimit të këtyre vendeve, sipas përcaktimeve të nenit 48 të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me qëllim vënien e kësaj Gjykate në funksionalitet të plotë, realizimin e kuorumeve lidhur me shqyrtimet gjyqësore, sidomos ato të njësimit të praktikave gjyqësore nga Kolegjet e Bashkuara si dhe përmbushjen e detyrave të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimin e procedurave për plotësimin e vendeve të lira në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Përmbylljen sa më parë të punës për hartën e re gjyqësore dhe formalizimin e propozimit të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

Përmbylljen e paketës së plotë me akte nënligjore normative dhe rregullatore, sipas përcaktimeve të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, dhe ligjeve të tjera që parashikojnë detyrime për nxjerrjen e akteve 5 nënligjore nga ana e Këshillit, vëçanërisht aktet që normojnë rregullat e brendshme të funksionimit të Këshillit. Zbatimin e një strategjie efektive për uljen e numrit të çështjeve civile, administrative dhe penale të mbartura, bazuar në analizën e kryer nga Këshilli pasqyruar në raportin vjetor 2019.

Bashkëpunimin me Shkollën e Magjistraturës për verifikimin me prioritet të kandidaturave të cilat mund të pranohen në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës për vitin 2020-2021. Vijimin me ritme të shpejta të punës në hartimin dhe dorëzimin e raporteve të aftësive profesionale të gjyqtarëve pranë organeve të rivlerësimit kalimtar. Fillimin dhe përfundimin sa më parë të procesit të vlerësimit etik-profesional të gjyqtarëve, në përputhje me skemën e re të vlerësimit. Forcimin e marrëdhënieve institucionale me Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë me qëllim trajtimin në afate të arsyeshme të procedimeve disiplinore për magjistratët. Vijimin e dhënies së opinioneve dhe vlerësimeve për përmirësimet ligjore në përputhje me përcaktimet e nenit 93 të Ligjit Nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte gjyqesor kuvendi kerkese klgj nis ringritja e gjykatës së lartë keshilli i larte gjyqesor kuvendi kerkese klgj nis ringritja e gjykatës së lartë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...