Aktualitet

Kajmaku vijon nga arratia të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë, gjykata e rrëzon sërish

26 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Kajmaku vijon nga arratia të kërkojë zbutjen e masës së

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të Agim Kajmakut, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kreun e Bashkisë Vorë. Sipas informacioneve mësohet se gjyqtarja Shefkie Demiraj ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke u shprehur se Kajmaku po i fshihet drejtësisë dhe nuk mund të lehtëohet.

Kajmaku dhe herë të tjera, nëpërmjet avokatëve të tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por këto kërkesa janë rrëzuar nga gjykata.

Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku agim kajmaku në hetim agim kajmaku agim kajmaku në hetim

Sondazh

Poll